I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 46-vjeçari në Mallakastër

Policia në Mallakastër ka vënë në pranga një 46 vjeçar, i cili ishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi Qamil Muçaj, 46 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN