“I fundit’’ i drupunuesve, zanatçiu që frymëzohet nga historia e kultura

Ndonëse emërtohet si rruga e zejtarëve, sokaku i punimeve tradicionale në Gjirokastër, që dikur zhurmonte nga zanatcinjtë, sot ka shumë pak ustallarë që ushtrojne zanatin.

Një prej fanatikëve që e ka ruajtur prej më shumë se 30 vitesh zanatin, është Viktori, drupunuesi, i cili nuk ka hequr dorë pavarësisht vështirësive ekonomike. Madje ai shprehet se ky është një zanat me të cilin nuk ngopesh asnjëherë.