I harruar nga institucionet, volejbolli i bashkohet thirrjes së federatave për ligjin e sponsorizimeve

Pas futbollit, mundja, basketbolli e së fundi edhe volejbolli bëjnë thirrje për të patur një ligj konkret sponsorizimesh, jo thjeshtë sa për të thënë por në mënyrë që investitorët të kenë interes për tu afruar në klubet sportive.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit Erlind Pëllumbi flet për rëndësinë e këtij ndryshimi madje jep edhe një shembull sesi ligji i sponsorizimeve ka funksionuar në Evropë.
“Në Hungari me rregullimin e ligjit të sponsorizimit, shteti tatimin e fitimit ia njeh 100% tatimpaguesit në qoftë se i jepet një federate apo klubi sportiv”, deklaron ai.
Prej 7 muajsh volejboll nuk rikthehet në parket si pandemisë. Por në një kohë kur jetë në vend i është rikthyer normalitet prej shkollave, palestrave e deri tek baret apo kafenetë, një prej sporteve më të rëndësishme në vend është lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse.
“Kam intensifikuar takimet privat edhe zyrtare me ministrinë e Arsimit që është përgjegjëse, nuk kemi patur asnjë shenje konkrete, pavarësisht premtimeve. Besoj se fundi i muajt tetor do të na gjej në salla”, parashikon Pëllumbi.