I kërkuar në SHBA për trafik narkotikësh dhe pastrim parash, shqiptari nga Mali i Zi lihet në burg nga Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest ne burg” për Leksi Vulajn, shqiptaro-malazezin e arrestuar për llogari të drejtësisë amerikane. 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas dyshimeve të DEA-s, se ishte i përfshirë në trafikun e drogës në Detroit dhe në pastrim të parave.