I mbuluar me çarçaf të bardhë dhe njolla gjaku, videoja për TikTok alarmon Korçën

Një video për TikTok ve në lëvizje Policinë e Korçës. Në videon e siguruar nga A2 CNN shihet një person i shtrirë në mes të rrugës, i mbuluar me çarçaf të bardhë me njolla gjaku, ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë lodër.