“I premë biletën”… PD në protestë, Berisha shpall Ramën armik: Fillon marshimi i lirisë
Sali Berisha kaloi provën e lidershipit të ri të opozitarizmit duke mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit me protestues kundër Edi Ramës. Në fjalën e tij, kryedemokrati tregoi ndryshimin e qasjes së re të PD-së ndaj Edi Ramës duke e shpallur Kryeministrin armik të opozitës. Në protestë morën pjesë edhe shumë deputetë të PD që deri tani nuk e kishin mbështetur, ndërsa Berisha e cilësoi protestën e 7 korrikut, si fillimin e marshimit të lirisë.