Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“I teti i vërteti”, emërohet drejtori i ri i Kadastrës në Vlorë

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 15:29 | Aktualitet
“I teti i vërteti”, emërohet drejtori i ri i

Andi Binaj është drejtori i tetë në këto 10 muaj që merr drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë.

Paraardhësit e tij nuk kanë zgjatur më shumë se një muaj në këtë post, duke dhënë dorëheqje nga detyra sapo fillonin që të njiheshin me problematikat. Por, kësaj radhe, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës Shtetërore, Artan Lame, që prezantoi Andi Binajn, premtoi se i teti do të jetë i vërteti.

Lame u shpreh se pas pak kohësh do ta kuptoni ku ka çaluar puna që këto muajt e fundit Kadastra e Vlorës nuk ka gjetur qetësi.

Ndërsa vetë drejtori i sapo emëruar i AKSH Vlorë, Andi Binaj, u shpreh se tanimë rezultatet do të shikohen me punë konkrete dhe jo me fjalë.

Ndërkohë, pritet që edhe administrata e ASHK Vlorë të pësojë një reformim të plotë, ndërsa Lame u ka bërë thirrje profesionistëve të rinj që të mos ngurojnë të aplikojnë për t’u punësuar në ASHK-in e Vlorës.

Ndërkohë, prezantimi i drejtorit të ri u bë në ambientet e ish-Shtëpisë së Oficerëve, që pritet të rikonstruktohen dhe ku do të vendosen zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani