I zhgënjyer nga Rama, Topi: Me Bashën komunikoj, nuk përjashtoj bashkëpunimin

Dy prej udhëtarëve të tij në krijimin e Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj tashmë janë rikthyer në Partinë Demokratike, si anëtarë të këshillit të saj kombëtar.

Ndërsa para janë zgjedhjet parlamentare të 2021, Bamir Topi nuk përjashton afrimin dhe bashkëpunimin me koaliconin e djathtë opozitar. Madje ai pranon se ka komunikim me kreun e PD, Basha dhe qendron mundësia e aleancës me partinë, ku për vite me radhë ishte në krah të Sali Berishës.