Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Idrizi analizon sezonin: I zhgënjyer, 70% e Flamurtarit do të ndryshojë

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 13:31 | Futboll
Idrizi analizon sezonin: I zhgënjyer, 70% e Flamurtarit do të

Pasi dështoi për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi duket se ka bërë detyrat e fundit ndaj ekipit.

Gjatë një interviste, Idrizi edhe pse ka folur me tone të qeta nuk e ka fshehur zemërimin ndaj skuadrës vlonjate, ndërsa theksoi se 70% e ekipit nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit.

Sakaq, për trajnerin Diego Longo, Idrizi ka më shumë kritika se falënderime.

Po cilat janë pritshmëritë për ekipin Flamurtari për sezonin e ri. Pak ditë më parë, Flamurtari humbi finalen e Play Off-it me Korabin dhe këtë sezon objektivi mbetet e njëjtë ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani