Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Idrizi: Rama e shiti Çamërinë, Basha i vetmi me marrëveshje të shkruar

Nga A2 CNN
7 Mars 2019, 23:39 | Politikë
Idrizi: Rama e shiti Çamërinë, Basha i vetmi me

Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në studiot e A2, dhe patjetër që nuk mund t’i shmangej cilësimit të protestës opozitare, ku ai tashmë është i përfshirë.

“Njerëzit kanë shumë arsye për të protestuar”, thotë Idrizi,   dhe shton se  PDIU do të jetë sigurisht në shesh me opozitën në 16 mars.

Por a pret ai një provë force, që mund të jetë  edhe e dhunshme? “Kam qenë vetë në këto protesta. Kanë qenë nga me paqësoret që kam parë, ndërkohë që reagimi i forcave të rendit totalisht disproporcional”, thotë Idrizi, i cili nuk ka mëshirë  për veprën e Carsten Höller kur thotë se “ në qoftë se është prishur kërpudha, nuk besoj se përben argument dhune”.

Deri në 19 janar, ai publikisht kritikonte vendimet opozitare për rrëzimin  e ekzekutivit me protesta, por Idrizi sqaron se ai ka thënë që “nuk mjafton një proteste e tille, në momentin që vendi është në një krizë multidimensionale, nuk mjafton vetëm të denoncosh, por opozita duhet të jetë e gatshme të shpalosë alternativën e saj”.

Por si ka ardhur në këtë bindje PDIU, një parti që gjithmonë i ka parë aleancat në prizmin e çështjes madhore të Çamërisë? “Ne kemi mbështetur qeverinë Rama në momente shumë delikate, me 78 mijë vota që ishin 7-8 mandate”, pohon kreu i PDIU. Por kur iku atëherë Idrizi nga aleati Rama?

Idrizi është i qartë këtu.  “Kur Rama mori mandatet e PDIU dhe hoqi nga programi çështjen çame, kur negocioi me Greqinë një marrëveshje  duke na thënë që do të hiqte ligjin e luftës ndërkohë që i dha tre koncesione”, ku më e rënda për të ishin varrezat e ushtarëve grek, aty ku vetë Rama “nuk u kujtua për varrezat çame dhe statusin e çamëve në Greqi”, dhe shton pragmatist edhe “kur hoqi nga administrata gjithë anëtarët e PDIU”.

Po zgjedhja e Partisë Demokratike? “Ishim detyruar nga kodi zgjedhor që të jemi në një aleancë dhe nga momenti që Rama e kishte shitur Çamërinë, ishte e vetmja rrugë”.

Pra vetëm llogari politike? Idrizi i jep liderit të partisë demokratike një kredit të veçantë. “Basha është i vetmi që ka pranuar të bëj me ne një marrëveshje të shkruar, nuk e kishte bërë as Berisha as Rama. Në këtë marrëveshje, kauza e Çamërisë është pikë kryesore”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli