Igli Gjelishti: Kundër Iranit, luftë e pabarabartë. Fatmirësisht aleatët na mbështetën

Publikuar më: 16/9/2022, ora 16:16

Specialisti dhe zhvillues i sistemeve informatike, Igli Gjelishti, thotë se Shqipëria duhet të përditësojë vazhdimisht sistemet e saj, për t’u mbrojtur sa më shumë në luftën e re botërore, atë kibernetike. Sipas tij, mbështetja e vendeve aleate dhe ekspertiza ndërkombëtare është një element i domosdoshëm për ta fituar këtë luftë. “Po të ishim vetëm nuk do të na sulmonte njeri. Por fatmirësisht aleatët na kanë mbështetur. Në një luftë kaq të pabarabartë nuk mund ta përballonim dot vetëm. E rëndësishme është që ne të bëjmë pjesën tonë në maksimum, duke u kujdesur për mbrojtjen e sistemeve tona”, tha ai në Ditarin e drekës në A2 CNN.