Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ikën edhe Kajmaku, “digjet” Kryebashkiaku i dytë i PS

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 11:11 | Politikë

Një tjetër emër i gabuar në listat e socialisteve, një tjetër Bashki e mbetur pa drejtues. Vora humbi Kryebashkiakun, njësoj si Shkodra, pasi Komision Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin Agim Kajmakut, pasi nuk kishte deklaruar problemet me drejtësinë në Greqi kur ishte arrestuar në vitin 2003.

Vota unanime e anëtarëve të KQZ erdhi si surprizë, pasi qëndrimet që kishin mbajtur pak para vendimit, tingëlluan gati një justifikim për Kajmakun. Rezarta Bitri tha se institucioni ku ajo bën pjesë nuk është Gjykatë që të analizojë veprimet e Prokurorisë. “Letërporosia nuk ka ardhur nga Greqia. Prokuroria ka bërë verifikimet e saj dhe ne do të tejkalonim kompetencat nëse do të verifikonim hetimet. Kompetenca për të gjykuar antikushtetueshmërinë do të ishte e tepërt”, tha ajo.

“Kemi mospërputhshmëri me atë çfarë parashikon ligji dhe Kuvendi. Por ky është problem legjislativ. Prokuroria duhet të thotë nëse fakti i ndodhur në Greqi përbën vepër penale në Shqipëri”, tha Bledar Skënderi. Ndërsa Denar Biba u shpreh se Kajmaku është një qytetar i pafajshëm.

Avokati i Kajmakut, i qëndroi mbrojtjes duke thënë se Kryebashkiaku nuk ishte ne dijeni të hetimit e dënimit në Greqi. “KQZ nuk mund të marrë vendime mbi opinionet e Prokurorisë”, tha Isuf Shehu. “Vepra penale qe ka Kajmaku nuk parashikohet të çojë në përjashtim të tij nga detyra”.

Vendimi i KQZ erdhi pasi Prokuroria vërtetoi se Agim Kajmaku ishte i njëjti person i arrestuar në Greqi me emrin Jorgo Toto, fakt të cilin Kryebashkiaku nuk e kishte deklaruar. Ky vendim mund të ankimohet brenda 45 ditëve por nëse ai do të marrë  fuqinë e formës së prerë, atëherë Presidenti do duhet të dekretojë një datë të re për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Vorë.

Por, Kreu i Shtetit ka deklaruar se nuk e njeh 30 qershorin dhe si rrjedhojë edhe Kryebashkiakët e dalë nga këto zgjedhje. Me këtë arsyetim ai ka shpjeguar përse nuk dekreton përsëritjen e zgjedhjeve në Shkodër dhe pritet të ndjekë të njëjtën logjikë edhe për Vorën. Në këtë rast, socialistët do të jenë të detyruar të drejtojnë edhe këtë bashki me nënkryetar.

https://a2news.com/2019/11/01/kqz-i-heq-mandatin-kajmakut-reagon-rama/
https://a2news.com/2019/11/01/basha-kajmaku-eshte-fytyra-e-rames/
https://a2news.com/2019/11/01/rasti-kajmaku-rama-kqz-institucion-qe-mbron-ligjin-ps-nuk-behet-strehe-e-askujt-qe-shkel-besimin-tone/
https://a2news.com/2019/10/31/prokuroria-pritet-te-kerkoje-mase-sigurimi-kajmaku-prej-dy-ditesh-nuk-shfaqet-ne-zyre/
https://a2news.com/2019/10/29/rasti-kajmaku-kqz-nis-procedurat-ps-te-perballet-i-vetem/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani