IKMT në Zvërnec, përfaqësuesit e bizneseve në protestë para bashkisë

Disa dhjetëra përfaqësues të njësive të shërbimit në plazhin e Zvërnecit në Vlorë kanë protestuar para bashkisë së qytetit në lidhje me njoftimet verbale që u kanë ardhur nga inspektorati i kontrollit dhe mbrojtjes se territorit për prishjen e objekteve të tyre.
Ata shprehen se prishja në ketë periudhë është më shumë se tendencioze pasi u hedh dëm të gjitha shpenzimet që kanë bërë në përgatitjet për sezonin veror.
Ata shprehen se janë taksapagues të rregullt dhe disponojnë leje nga bashkia për shfrytëzimin e sipërfaqeve, që kanë në administrim.
Kemi zbatuar të gjitha normat në kontratat, dhe vjen një ditë të bukur dhe na thonë do t’i prishim. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Ne bëjmë një betejë çdo vit me natyrën, blejmë pajisje të reja”, thonë sipërmarrësit.
Përfaqësuesit e këtyre bizneseve janë shprehur se do të mbrojnë me çdo mënyre investimet e tyre.