Ikona bardheblu, bota e sportit në vend nderon Fatmir Frashërin

Qindra kolegë, ish lojtarë, personazhe të njohur të sportit dhe njerëz të afërt nderuan legjendën e Tiranës, ish futbollistin Fatmir Frashëri në homazhet e zhvilluara në stadiumin Selman Stërmasi.
Ikona bardheblu u nda pak ditë më parë nga jeta duke lënë pas historinë e më shumë se dy dekadave si futbollist i Tiranës por edhe si trajner i disa ekipeve elitare në vend.
Miqtë e tij më të mirë nga Luigj Bytyçi tek Mexhit Haxhia e me radhë, shprehën trishtimin e humbjes së një njeriu të pazëvendësueshëm brenda dhe jashtë fushave të blerta.
“Është humbja e kurorës kulmore të futbollit shqiptar. Fatmir Frashëri është një kolos i asaj natyre që do të kujtohet gjithë jetën”, thotë Luigj Bytyci, duke kujtuar edhe historitë e tyre në Hanoi të Vietnamit, ku Frashëri shkëlqeu me Përfaqësuesen shqiptare.
“Cilësitë e tij të rralla u konkretizuan si një yll i ndritshëm i konstelacionit shqiptar të futbollit”, pohon Mexhit Haxhia .
Krenar Alimehmeti kishte me të një marrëdhënie speciale. “Shumë herë më tepër sesa një baba, shumë herë më tepër sesa një shok, nuk gjej fjalët, ishte një humbje e madhe jo vetëm për futbollin dhe familjen, por edhe për gjithë shoqërinë që ka patur”.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja me koronavirus
  • LAJMI I FUNDIT | 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë dhe 1 rast në Kamëz
  • LAJMI I FUNDIT | Mes rasteve të reja, 2 janë personel shëndetësor
  • LAJMI I FUNDIT | Janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë dalë pozitive 2 raste
  • LAJMI I FUNDIT | 31 të shtruar në spital, nga të cilët 4 janë në terapi intensive
  • LAJMI I FUNDIT | Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë. 872 numri total i të shëruarve