“Il Trovatore”, vepra që bën bashkë artistë ndërkombëtarë në Pallatin e Kongreseve

Me një produksion ndërkombëtar, që bën bashkë artistë të huaj dhe shqiptar, me një skenografi ndër më të mëdhatë të realizuara ndonjëherë nga Teatri i Operës dhe Baletit dhe nën regjinë e një italiani që është rritur me Verdin, nga kjo e mërkurë në Pallatin e Kongreseve, publiku do të mund të njihet me një nga veprat më popullore të Verdit, me “Il Trovatoren”.

“Il Trovatore” është premiera më e madhe e sezonit operistik për vitin 2019 dhe shfaqja ka gjetur në bashkëpunim me Ambasadën italiane në Shqipëri dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, në kuadër të javës europiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN