Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ilaçi ndaj shpopullimit? Investimi në agroturizëm më mirë se çdo biznes në qytet

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 15:24 | Aktualitet
Ilaçi ndaj shpopullimit? Investimi në agroturizëm më

Zhvillimi i agroturizmit dhe turizmit rural shihen sot nga qeveria shqiptare si një ndër zgjidhjet ndaj fenomenit të braktisjes së fshatrave dhe emigracionit.

Por të investosh në këtë lloj biznesi, kërkon fonde. 20 apo 30 mijë paund, banorët e zonave rurale nuk i kanë. Për të emigruar është më e lehtë të gjesh borxh.

Sot, masa mbështetëse në agroturizëm është hequr nga skema kombëtare e bujqësisë së këtij viti. Të vetmet opsione për grante janë skemat e huaja, si ajo IPARD e Bashkimit Europian, por që kërkojnë projekte të detajuara dhe plane biznesi.

Ndaj, sytë kthehen nga institucionet financiare.

Institucionet janë më të prirura të kreditojnë agroturizmin, pasi eksperienca tregon se klientët e mëparshëm kanë qenë të suksesshëm, ndërsa ndihmojnë edhe në ngritjen e ekonomisë së zonës.

Nëse hedh një vështrim mbi një hartë me bujtinat dhe fermat turistike në Shqipëri, bie në sy një përqendrim i madh në zonat bregdetare, pranë atraksioneve të konfirmuara turistike si Alpet. Në zonat më të thella e më të varfra, ku shpopullimi është më i theksuar, biznese të tilla janë të rralla. Kjo pasi infrastruktura mungon dhe kostot janë të mëdha e klientela jo e sigurt.

Studimet e institucioneve ndërkombëtare e vlerësojnë agroturizmin si një nga potencialet më të mëdha për ekonominë rurale në Shqipëri. Megjithatë, sipërfaqja e vogël e tokës, mungesa e rrugëve, ujësjellësve dhe niveli i kërkuar i financimit e bëjnë të pamundur për gjysmën e fermerëve të ndërtojnë diçka të tillë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë