Ilir Meta i shkarkuar, Kuvendi jep 104 vota pro dhe “pason” Presidentin në Kushtetuese

Me 104 vota, Kuvendi votoi pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Në pesë orë seancë plenare, socialistët nuk treguan mëdyshje duke mbledhur mes opozitës më shumë se votat e nevojshme për shkarkimin e Metës.