Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ilir Meta sulmon Bashën: M'u ul në gjunjë me lot në sy dhe më kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 17:57 | Politikë
Ilir Meta sulmon Bashën: M'u ul në gjunjë me lot në sy

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një deklaratë për mediat, lidhur me ato që ai i quan si akuzat dhe gënjeshtrat e Lulzim Bashës, ku së fundmi ai është shprehur se ka mbështetur Presidencën në vitet e fundit. Me tone të ashpra, Ilir Meta tregon se gjatë kohës kur ndodhej në Gjermani, Lulzim Basha iu lut më lot në sy dhe iu ul në gjunjë që të anulonte zgjedhjet dhe t’i shtynte ato, pasi sipas tij nuk mund të përmbante popullin opozitar në protestën e parashikuar për në 8 qershor.

“Jam këtu në respekt të qytetarëve dhe demokratëve që dëgjojnë gënjeshtra të tilla për të dhënë disa sqarime. Lulzim Basha në daljet publike të radhës, pas shpikjes së Trekëndëshit të Bermudës është shprehur se ai i ka ofruar mbështetje presidentit në këto vitet e fundit. Do të bëj publike disa fakte se kjo është një gënjeshtër e madhe. Sa më shumë afrohej 30 qershori, aq më shumë rritej tensioni mes dy palëve. Kjo situatë u shoqëruar me protesta. Për fat të keq protestues dhe efektivë u lënduan. Kjo e tensionoi klimën. Në 2 qershor, opozita mbajti protestën e 7, ku paralajmëroi një protestë finale më 8 qershor. Gjuha e urrejtjes e përdorur nga kreu i opozitës tregon se Shqipëria po shkonte  drejt përshkallëzimit të tensionit social, duke rrezikuar sigurinë dhe paqen në vend. Në ditët që i paraprinë kësaj protestë që do bëhej hataja, presidenti siguroi informacione se do të kishte dhunë ndaj institucioneve", tha Presidenti në një konferencë për mediat.

https://a2news.com/2021/11/22/rikthimi-i-metes-ne-aksion-analistet-perpjekje-per-tu-faktorizuar-pas-luftes-berisha-basha/

"Më 6 qershor ndodhesha për një vizitë në Gjermani. Në të njëjtën kohë erdhi dhe Basha në Gjermani dhe iu lut presidentit me lot në sy, në prani të personave të tjerë që të anulonte protestën e 8 qershorit dhe po kështu të shtynte edhe zgjedhjet. Kjo sepse sipas Bashës, protesta që vetë kishte organizuar për në 8 qershor do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e komandonte dot popullin opozitar. I trembur dhe i panikosur për përgjegjësit e tij përballë popullit opozitar të cilin në sa e sa raste e gënjente duke i premtuar rrëzimin e qeverisë, si dhe i frikësuar nga përgjegjësitë ligjore për dhunën, Lulzim Basha iu ul në gjunjë presidentit që të shtynte zgjedhjet në 30 qershor. Këtë sipas, Lulzim Bashës, presidenti duhet të bënte nga Gjermania. Sapo mbërrita në Shqipëri u njoha me situatën e fundit dhe përshkallëzimin e mundshëm. Pak minuta para nisjes së protestës bëra të njohur dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve”, deklaroi Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani