Imazhi i uniformave blu te publiku, Dervishi: Drejtori i Policisë u kap duke gënjyer dhe nuk ndodhi asgjë

Gjetjet e Anketës Kombëtare “Barometri i Sigurisë Shqipëri 2020”, u komentuan në A2 CNN dhe nga gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi.

Përsa i përket pyetjes së besimit të opinionit tek policia dhe organet e drejtësisë, Dervishi u shpreh se korrupsioni në vendin tonë është elitar dhe ka shkuar dhe në këto organe.