Imunizimi ndaj Covid, rritja e infektimeve po shtyn qytetarët të vaksinohen

Në muajin e dytë të hapur për vaksinimin kundër Covid-19 interesi i qytetarëve për t’u imunizuar ka pësuar një rritje të lehtë.

Për shefen e Shërbimit të Kujdesit Parësor në Tiranë, Ariela Malaj rritja e ndjeshme e rasteve të reja të infektimeve ka qenë njëri ndër faktorët që ka ndikuar.