“In Memoriam”, profili i një artisti si Gjergj Vlashi

Sot Gjergj Vlashin nuk e kemi më fizikisht mes nesh, por vepra e tij mbetet. Vlashi është autor dhe regjisor i 100 premierave në Varietenë e Durrësit, si dhe në qytete të tjera të vendit. Njihet si “babai i varietesë shqiptare”. Homazheve për Gjergj Vlashi, iu bashkuan miqtë, kolegët, familjarë e bashkëqytetarë të tij, të cilët kujtojnë me respekt e dashuri, Xhorxhin, siç e njihte komuniteti.