Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Inceneratori i Fierit, Gjykata “blindon” në qeli Lefter Kokën

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 18:56 | Kronikë
Inceneratori i Fierit, Gjykata “blindon” në qeli Lefter

Pesë nga të akuzuarit e SPAK pas hetimit për inceneratorin e Fierit u përballën me gjykatën për vlerësimin e masave të sigurisë. Gjyqtarja Irena Gjoka la të pandryshuara masat e firmosura prej saj në mungesë, duke lënë të pandryshuara masën e sigurisë “arrest në burg” për katër prej tyre dhe atë të “arrestit në shtëpi” për një tjetër”.

Vendimi për izolim në qeli është i dyti i këtij lloji për ish-ministrin, i cili qëndron në paraburgim prej dhjetorit të kaluar, kur u prangos për të njëjtat shkelje ligjore, por atëherë në inceneratorin e Elbasanit.

Në qeli Gjykata la edhe Pëllumb Abeshin, Azem Shatërin dhe Florian Muçajn, ndërsa në shtëpi Sabina Cenamerin. Në seancën me dyer të mbyllura asnjë prej të dyshuarve nuk ka dhënë shpjegime, duke ia lënë avokatëve kërkesat për masa më të buta, duke pretenduar mungesë provash dhe parrezikshmëri shoqërore.

Ndërkohë, masat e dhëna me herët për Klodian Zoton, Arenc Myrtezanin, Erjon Muratajn dhe Etleva Kondin nuk u vlerësuan, pasi ata ende nuk janë arrestuar nga policia. Sipas SPAK, ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm në këtë ministri, Alqi Bllako, më pas drejtues i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve kanë marrë ryshfet për të favorizuar kompaninë që fitoi koncensionin e Fierit. Koka dyshohet të ketë përfituar gati 1,4 milionë euro në mënyrë të paligjshme, ndërsa Bllako 14,9 milionë lekë.

Referuar hetimit, ata i kanë paraqitur dokumente të falsifikuara qeverisë për shpronësimin e truallit ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar një dëm prej16 milionë lekë. Korrupsion dyshohet se ka bërë edhe Klodian Zoto dhe Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit, ndërsa të dyshuarit e tjerë kanë “shpërdoruar detyrën” si ish-anëtarë të komisionit të prokurimit të inceneratorit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani