Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Indeksimi i pensioneve, rritja me 2.7% e pamjaftueshme për të moshuarit

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 20:35 | Ekonomi
Indeksimi i pensioneve, rritja me 2.7% e pamjaftueshme për të

Së bashku me vaksinën kineze, të moshuarit do të marrin këtë muaj edhe shtesën në pensionet e tyre. Me vendimin e fundit të qeverisë, duke filluar nga 1 prilli mbi 690 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve në masën 2.7%.

Vendimi përfshin të gjitha kategoritë e pensioneve, përfshirë 114 mijë pensionistë në fshatra dhe mbi 19.500 ish-ushtarakë, ish-policë e ish-minatorë dhe do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 2.4 miliard lekë në total. 

Sipas përllogaritjeve, shtesa përkthehet në masën 390 lekë në muaj për pensionin minimal dhe 780 lekë për pensionin maksimal. 

Indeksimi i  pensioneve në masën 2.7%, sipas Ministrisë së Financave, synon të zbusë efektin e rritjes së çmimeve. Inflacioni mesatar vitin e kaluar u regjistrua në 1.6%, sipas të dhënave të INSTAT.

Megjithatë indeksimi shihet si i pamjaftueshëm, kur merret parasysh se struktura e shpenzimeve e të moshuarve mbështetet kryesisht tek ushqimet që u shtrenjtuan me 3.6%, shumë përtej kësaj rritjeje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu