Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

India do të kalojë Kinën si vendi më i populluar në glob

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 14:21 | Bota
India do të kalojë Kinën si vendi më i populluar në

India do të kalojë Kinën si vendi me popullsinë më të madhe në botë në më pak se një dekadë, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.

Dy vendet aktualisht përbëjnë 37% të të gjithë popullsisë globale prej 7.7 miliardë personash, me Kinën që strehon 1.4 miliardë dhe Indinë 1.3 miliardë banorë.

“Mes 2019-s dhe 2050-s, 55 shtete dhe zona pritet të pësojnë reduktim të popullsisë me të paktën 1%. Vendi më i prekur do të jetë Kina, popullsia e së cilës do të bjerë me 31,4 milionë banorë, pra reduktimi do të jetë me 2.2%”, lexohet në raport.

OKB thekson se kjo do të ndodhë për shkak të nivelit të ulët të lindshmërisë dhe emigracionit masiv. Raporti parashikon që në 2050 popullata totale e planetit të jetë 9,7 miliardë banorë, një rritje e konsiderueshme në vetëm një shekull. 5 vite pas themelimit të OKB-së në 1950, në botë jetonin 2.6 miliardë njerëz. Sa i përket Shqipërisë, raporti parashikon se një grua do të lindë të paktën 2 fëmijë deri në vitin 2050, ndërsa jetëgjatësia për të dy gjinitë do të jetë deri në 90 vjeç. Në Shqipëri, gratë do të jetojnë më shumë se burrat. 

Raporti i fundit është bazuar në trendet demografike dhe nivelet e lindshmërisë, emigracionit dhe vdekshmërisë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë