Industria automotive, Civici: Shans i mirë për thithjen e investimeve të huaja

Ekonomia shqiptare orientohet gjithnjë e më shumë drejt bizneseve të mëdha me më shumë se 50 të punësuar. Gjatë vitit 2018 këto ndërmarrje zunë 42,3% të të punësuarve, duke dhënë kontributin më të madh të shitjeve. Me incentivimin e industrisë automotive, Qeveria synon t’i japë një hov zhvillimi këtij sektori, që për ekspertët e ekonomisë vlerësohet si një instrument pozitiv që mund të rindezë motorët e ekonomisë.