Industria e verës në Spanjë, kriza nga koronavirus gjunjëzon sektorin me vlerë 1,2 miliardë euro

Sektori me vlerë 1,2 miliardë euro i verës “kava” në Spanjë ka kaluar disa vite me ulje dhe ngritje, për shkak të grevës së fermerëve të varieteteve të rrushit, shitjes së kompanive familjare te firmat e huaja, apo rënies së shitjeve për shkak të krizës separatiste në Katalonjë. Të gjitha këtyre problemeve, iu shtua edhe kriza e pandemisë nga Covid-19.