Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Infektimet me Covid-19, Inspektorati Shëndetësor, masa administrative dhe pezullime në Elbasan

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 13:41 | Aktualitet
Infektimet me Covid-19, Inspektorati Shëndetësor, masa administrative

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në qytetin e Elbasanit, ditët e fundit, po vërehet shtim i rasteve të personave të infektuar me koronavirus.

Kjo ka shtyrë Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor që të intensifikojë më shumë punën monitoruese mbi zbatimin e masave parandaluese që dikton situata.

Lokalet, njësitë tregtare, qendrat shëndetësore dhe spitali kanë qenë në fokusin e këtyre monitorimeve, ndërsa nuk kanë munguar masat administrative deri edhe pezullimet e aktiviteteve.

Drejtuesi i ISHSH për qarkun e Elbasanit apelon se toleranca do të jetë zero për subjektet që nuk zbatojnë masat anti-Covid.

A2 CNN Livestream

Dita jonë