Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Infektimet në rritje, por ende asnjë rast i mutacionit Omicron në vend

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 19:42 | Aktualitet
Infektimet në rritje, por ende asnjë rast i mutacionit Omicron në

Shqipëria nuk ka asnjë rast me mutacionin Omicron të koronaviruist, të identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut. Kjo, të paktën zyrtarisht.

Megjithatë, ashtu siç ka ndodhur edhe me variantet e mëhershme të virusit, vendi ka shumë gjasa që të preket së shpejti. Kjo për shkak se në shtetet kufitare tashmë janë identifikuar rastet e para, ndërsa afrimi i festave të fundvitit e shton edhe më shumë rrezikun.

Ndërkohë, situata e Covid-19 në vend vijon të mbetet e qëndrueshme, ndonëse me shifra që luhaten. Prej 9 marsit të vitit 2019, kur u identifikuan edhe dy rastet e para me Covid-19 e deri më tani, janë prekur gati 200 mijë qytetarë, prej të cilëve 189 044 janë shëruar, 7 422 vijojnë të jenë të infektuar, ndërsa 3 089 kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Përsa i përket grupmoshave, ato 30-39, 40-49 dhe 50-59 vjeç janë më të prekurat deri më tani.

Fëmijët deri në 9 vjeç dhe ata nga 10 deri në 19 vjeç kanë shifrat më të ulëta të infektimeve.

Fatalitet më të larta janë shënuar te personat mbi 70 vjeç dhe ata nga 60 deri në 60 vjeç, të cilët së bashku përbëjnë 76% të totalit të vdekjeve në vend.

Meshkujt po rezultojnë si gjinia me numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e Covid-19. Nga të dhënat e deritanishme, nga totali i 3 089 të vdekurve, 67% janë burra, ndërsa 33% gra.

Në javën e fundit në vend janë identifikuar 3 162 raste të reja me koronavirus. Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora, Shkodra, Elbasani dhe Lezha janë qarqet me numrin më të lartë të personave të infektuar aktualisht.

A2 CNN Livestream

Dita jonë