Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Infektivi në kulmin e shtrimeve, vetëm 20 shtretër të lirë, ambulancat në radhë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 17:07 | Aktualitet
Infektivi në kulmin e shtrimeve, vetëm 20 shtretër të

Rritja e të infektuarve po shton shtrimet dhe mbushjen e kapaciteteve në spitalet Covid. Shërbimi infektiv është drejt zënies së shtretërve, ndërsa jashtë tij shtohet radha e ambulancave që presin të shtrojnë të sëmurët e sjellë me urgjencë. Në të dy spitalet Covid aktualisht janë të shtruar mbi 260 pacientë.

Spitali Infektiv po shkon drejt mbushjes së të gjithë kapaciteteve. Burime nga ky shërbim thonë se me rritjen e të infektuarve, me COVID-19 janë zënë mbi 80% e shtretërve. Rritja e kërkesave për shtrime dhe trajtim të specializuar spitalor është reflektuar edhe para ambienteve të Infektivit. Mbi 5 autoambulanca  kanë pritur për disa orë për shtrimin e të sëmurëve që kishin sjellë nga rrethet dhe nga Tirana. Por pavarësisht ngarkesës në këto shërbime, mjekët tërheqin vëmendjen e pacientëve për të mosngelizhuar trajtimin spitalor sa herë u rekomandohet.

"Drejtohuni sa më parë në qendrat spitalore në kohën që mjeku mendon se ju nuk mund të vazhdoni të mjekoheni në shtëpi. Në shtëpi mjekohet sëmundja e lehtë. Kur mjeku mendon se sëmundja është e patrajtueshme në shtëpi, patjetër duhet të shkoni  në spital. Neglizhenca më e vogël të kushton jetën".

120 shtretër është kapaciteti Infektivit dhe mbi 200 në Sanatorium. Sipas informacioneve zyrtare, në të dy spitalet COVID, aktualisht po trajtohen mbi 260 pacientë. Ndërkohë burime nga qendra spitalore, Nëne Tereza, thonë se po bëhet gati hapja e COVID-3  tek ish-Kirurgjia. Javët e fundit është rritur numri i të prekurve me rreth 300 raste të reja në ditë, ndërsa vihet re rënie e të shëruarve ditorë. Në të gjithë vendin janë të infektuar aktivë mbi 7 mijë persona, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë