Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Infektohen me Covid-19 për të dalë nga burgu

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 18:41 | Bota
Infektohen me Covid-19 për të dalë nga burgu

Disa të burgosur në burgun e Kontesë së Los Anxhelosit në Kaliforni janë filmuar ndërsa përpiqen të infektohen me dashje me Covid-19, në mënyrë që të dalin nga burgu.

Ata shihen teksa pinë ujë nga e njëjta gotë dhe si pasojë në këtë burg 21 persona kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi, tha sherifi Alex Villanueva. Të burgosurit u panë gjithashtu të pinin ujë të ngrohtë, në përpjekje për të rritur temperaturën e trupit para orarit të matjes, për të shtuar shanset e lirimit. Për t’u siguruar që do të infektohen, ata shihen teksa marrin frymë tek e njëjta maskë. “Është një pamje shumë shqetësuese, kur sheh qe njerëzit do t’ia bënin vetes këtë gjë në përpjekje për të dalë nga burgu”, tha sherifi.

Në disa vende të ndryshme të botës, të burgosurit janë liruar para kohe, në përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë. Në këtë burg, nga fillimi i pandemisë, deri të hënën, sipas departamentit të sherifit, 357 persona kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë