“Infektohet” Samiti i Zagrebit. A2 siguron agjendën, fokusi te integrimi dhe Covid-19

Liderët e vendeve të Ballkanit Perendimor kishin planifikuar të takoheshin në Samitin e Zagrebit në datat 6-7 maj. Pandemia globale Covid-19 shtyu fillimisht agjendën për një kohë të dytë të pacaktuar, por përdorimi i teknologjisë do të mundësojë komunikimin virtual të mërkurën e javës së ardhshme.