Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Infermieri iku në Gjermani, udhëtojnë me kilometra për të bërë një gjilpërë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 12:49 | Sociale
Infermieri iku në Gjermani, udhëtojnë me kilometra për

Një godinë pothuajse e rrënuar, sipas inventarit të bashkisë së Memaliajit është qendra shëndetësore e fshatit Rrapaj.

Por për fat të keq të banorëve të këtij fshati, asnjëherë nuk e ka kryer funksionin për të cilën është ndërtuar.

Rreth 50 familje të fshatit janë detyruar të rrinë pa shërbim shëndetësor prej muajsh të tërë. Askush nuk ka ardhur për të zëvendësuar atë të fundit, që ka ikur në emigrim në Gjermani.

Banorët, shumica e të cilëve të moshuar dhe me sëmundje të ndryshme detyrohen që të udhëtojnë me kilometra të tëra drejt Memaliajit për të marrë edhe shërbimin më elementar shëndetësor.

Ndërsa ata që janë të pamundur si nga ana shëndetësore ashtu edhe ajo ekonomike kanë gjetur zgjidhje alternative.

“Banorët që munden marrin me pagesë një makinë dhe shkojnë në Tepelenë. Të tjerët, marrin gjilpëra dhe i bëjmë kokrra, se nuk kemi ku t’i bëjmë”, thonë banorët.  

Kërkesa e këtyre banorëve për një infermier duket se do të vijojë të ngelet e paplotësuar, të paktën derisa ndonjë infermier të aplikojë për vendin vakant. Kjo ishte edhe përgjigjja jashtë kamerave që autoritetet lokale japin për këtë problematikë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë