Infermierja shqiptare flet në A2 për situatën nga pandemia në Nju Jork

Në SHBA numërohen mbi 1 milion raste me Covid-19. Nju Jorku është përshkruar gjatë gjithë kësaj kohe si shteti më i prekur nga pandemia, me mbi 17 mijë jetë të humbura. Ne SHBA është publikuar së fundmi një plan për rinisjen e disa aktiviteteve, i cili siç është raportuar do të përshtatet sipas shteteve.

Sistemi shëndetësor amerikan nuk ka dhënë sinjalet e një mbingarkese apo tronditjeje nga pandemia dhe për të kuptuar sesi është situata atje foli në A2 Hajrie Lamanin, infermiere në një nga spitalet e Nju Jorkut.