“Influencerat” dhe marketingu nën ndikimin e rrjeteve sociale

Marketingu i ditëve të sotme nuk është më ai i dikurshmi. Të largëta janë ditët kur reklamohej vetëm në gazetë, radio apo televizion. Sot mbretër janë “ndikuesit”, njerëz që ndiqen në rrjetet sociale, të cilët falë famës, bëhen edhe përcjellës të mesazheve të marketimit dhe ekspozues të produkteve të ndryshme. Pedagogia e marketingut dhe komunikimit, Eni Nasi dhe kryeredaktori i revistës “Who”, Eraldo Rexho, tregojnë dinamikat e fundit në këtë fushë, edhe në Shqipëri.