Injoruan vendimin e gjykatës, Vlorë, policia zbarkon në zyrën e Kadastrës

Mbi 20 juristë dhe specialistë të Kadastrës janë marrë në pyetje, ndërsa dyshohet se ish drejtuesit e kësaj zyre që u shkarkuan dy ditë më parë kanë pasur presione për mos ta regjistruar pronën sipas vendimit të gjykatës.

Pikërisht ky vendim i formës së prerë, i paekzekutuar dyshohet se është bërë shkak edhe për ndryshimin e të gjithë zinxhirit komandues të Kadastrës së Vlorës. Policia ka marrë denoncime se ish drejtues të Kadastrës, të cilët u zëvendësuan dy ditë më parë, janë vënë nën presion për mos ta regjistruar pronën sipas vendimit të Gjykatës së Lartë dhe për të vërtetuar këto denoncime, ka nisur edhe hetimi nga Drejtoria e Policisë së Vlorës.

Shkarkoni aplikacionin e A2