Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Inovacioni, Shqipëria e fundit në Europë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2019, 14:26 | Teknologji
Inovacioni, Shqipëria e fundit në Europë

Të fundit në rajon dhe në të gjithë Europën për shkallën e inovacionit. Kështu e rendit Indeksi i Inovacionit Global vendin tonë në klasifikimin për vitin 2019, të 83-tët nga 129 shtete.

Përdorimi i teknologjive të reja është edhe pika më e dobët në vlerësim. Numri i patentave të shpikjeve të reja nga shqiptarët, impakti i njohurive teknologjike në ekonomi dhe përthithja e sistemeve të reja nga biznesi janë fushat ku vendi duhet të përmirësohet.

Kjo duhet të arrihet edhe përmes një vëmendjeje më të madhe në arsimin bazë dhe atë të lartë, ndjekur nga shpenzime më të mëdha për fushën e kërkimit dhe zhvillimit. Ndërkohë indeksi vlerëson se vendi ka një sofistikim të lartë të tregjeve financiare dhe një klimë të mirë biznesi që do të lehtësonte përthithjen e teknologjive.

Sa përdoret teknologjia në sipërmarrjet shqiptare?

Shtrirja e teknologjisë në sipërmarrjet shqiptare është relativisht e ulët edhe në vendet e punës. Vetëm 26% e punonjësve të kompanive mbi 10 të punësuar përdorën një kompjuter gjatë vitit 2018, duke shënuar rënie krahasuar me një vit më parë.

Fushat që kanë shfrytëzimin më të dobët të kësaj teknologjie janë industria përpunuese, energjia, uji dhe trajtimi i mbetjeve, ndërtimi, tregtia si dhe transporti e magazinimi.

Nga ana tjetër, kompjuterët janë përdorur më së shumti nga punonjësit e ndërmarrjeve që kryejnë aktivitetin në fushën e informacionit dhe teknologjisë, aktivitetet profesionale si dhe ato të riparimit të kompjuterëve.

Ndërkaq, sipas të dhënave rezulton se 22.9% e ndërmarrjeve se kanë patur një specialist në fushën e teknologjisë së informacionit, nga 22.4% që ishte krahasuar me vitin 2017.

A2 CNN Livestream

Dita jonë