Institucionet abuzojnë, KLSH zbulon shkeljet, 27.3 mld lekë dëmi – A2

Institucionet abuzojnë, KLSH zbulon shkeljet, 27.3 mld lekë dëmi

27.3 miliardë lekë është dëmi ekonomik i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vitin 2019. Sipas raportit vjetor të KLSH-së, dëmet më të mëdha janë konstatuar në marrëveshjet hidrokarbure si dhe kontratat koncesionare PPP-të, të cilësuara si një ndër rreziqet kryesore për ekonominë e vendit.

Ndërkaq, përtej dëmit ekonomik ndikim negativ sipas KLSH-së ka dhënë edhe mosarkëtimi i të ardhurave sipas planit nga Tatimet e Doganat si dhe keqpërdorim të shpenzimeve publike, dëm i cili kap shifrën e 1,2 mld euro.