Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Integrim si Kroacia, apo Turqia? Shabani: Sulltanët kanë mbajtur peng çlirimin e Shqipërisë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2022, 21:27 | Aktualitet

Endrit Shabani tha se rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ngjan me atë të Turqisë, për shkak të vonesave të politikanëve shqiptarë që shohin nga Lindja. “Si integrimi europian, ashtu edhe progresi i përgjithshëm i Shqipërisë, të krijon bindjen që këto gjëra marrin pafundësisht kohë. Nuk marrin pafundësisht kohë. Marrim një rast, Kroacia dhe Turqia, i kanë hapur negociatat njëkohësisht. Turqinë e ka marrë peng një autokrat, është ende shumë larg një vendi evropian”, tha Shabani në Ditarin e A2 CNN. “Shumë larg anëtarësimit në BE. Kroacia ka shumë vite që është në BE, ka arrestuar një kryeministër, ka ndërtuar institucione më demokratike. Pra rruga është aty. Çështja është kush është vullneti. Në Shqipëri janë të gjitha kapacitetet. Edhe në klasën politike ka shumë figura që janë më shumë perëndimorë, se sa sulltanë lindorë. Por ata sulltanë lindorë e kanë mbajtur peng çlirimin”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani