Integrimi, Rama: Shqipëria, peng i mosmarrëveshjes mes dy vendeve të tjera
Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe njëherë se procesi i integrimit në BE i Shqipërisë po mbahet peng si pasojë e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve të tjera, një situatë që sipas tij vetëm unioni europian mund ta krijojë. Gjatë konferencës së 18 kryetarëve të parlamenteve, në kuadër të nismës Adriatiko-Joniane që u mbajt në Tiranë, kreu i qeverisë deklaroi më tej se lufta në Ukrainë është një mësim i jashtëzakonshëm se si vetëm të bashkuar mund të shmangen kurthet e së shkuarës.