Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Inteligjenca amerikane, Rusia po ndërhyn për rizgjedhjen e Trump në SHBA

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 10:36 | Bota
Inteligjenca amerikane, Rusia po ndërhyn për rizgjedhjen e Trump

Kremlini është i fokusuar tek Shtëpia e Bardhë. Sipas Maggie Haberman, analiste politike e CNN “një zyrtar i zbulimit tha se Rusia po ndërhyn ose po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e 2020-tës, me qëllimin për të rizgjedhur Trump”.

Javën e kaluar ligjvënësit u informuan se Rusia po sulmon infrastrukturën zgjedhore amerikane sipas një burimi me dijeni për çështjen.

 “Kjo i zemëroi republikanët në komisionin e zbulimit dhe kur presidenti u informua mbi rastin, u mërzit shumë”, shton Haberman.

Një burim thotë se presidenti amerikan Donald Trump u zemërua nga fakti se kryetari i komisionit të zbulimit në dhomën e përfaqësueseve, Adam Schiff u lejua në seancën informuese. Demokrati tha në një postim në Twitter se nëse presidenti pengon raportimet e inteligjencës në Kongres, ai minon përpjekjet për të ndaluar ndërhyrjet e huaja në vend.

https://a2news.com/2019/11/08/me-ka-ftuar-putin-trump-mendon-te-shkoje-ne-paraden-ku-rusia-tregon-muskujt/

Paralajmërimet për ndërhyrje të mundshme të Rusisë erdhën që në verë. “Rusët janë absolutisht të vendosur të ndërhyjnë ne zgjedhjet tona”, deklaroi atëherë Christopher Wray, drejtor i FBI.

Por për presidentin amerikan pretendimet janë të pabaza.  “A e dini se kush më zgjodhi? Vetë unë. Rusia nuk ndihmoi aspak”, deklaron Trump. Kritikët demokratë po i kërkojnë partisë republikane të adresojë sa më shpejt çështjen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani