Investime në fondet kolektive për shqiptarët në BE, ka krijuar tashmë si mundësi Intesa San Paolo Bank, duke zgjeruar kështu gamën e ofertave të saj. Kjo risi u prezantua në një aktivitet të zhvilluar në Rezidencën e Ambasadës Italiane nën praninë e figurave politike shqiptare dhe të huaja. Drejtori ekzekutiv i Bankës, Alessandrio D’oria e cilësoi këtë mundësi si një hap themelor edhe për investitorin shqiptar. (A2 Televizion)