Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Investim pa shpronësim, Bajram Curri, bizneset prej 6 muajsh pa punë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2020, 12:52 | Aktualitet
Investim pa shpronësim, Bajram Curri, bizneset prej 6 muajsh pa punë

Rruga 'Ramë Sadria' në qytetin Bajram Curri, ku ndodhen dhjetëra biznese, është kthyer në një problem për këto biznese dhe komunitetin që banon.

6 muaj më parë, Bashkia e qytetit, në bashkëpunim me një fondacion filloi ndërhyrjen në këtë rrugë për rehabilitim e saj, por siç duket edhe nga pamjet punimet kanë mbetur në vendnumëro.

Pamundësia për të kryer shpronësimet, si dhe vlera e tyre, jo vetëm që nuk po realizon investimin, por prej 6 muajsh ka mbyllur edhe bizneset.

Bashkia e Tropojës, si partnere në këtë investim, e pranon problematikën e krijuar, ndërsa shprehet se është në pritje të miratimit të fondit të shpronësimeve nga qeveria.

Ndërkohë pronarë të bizneseve nuk janë dakord as me vlerat e caktuara për shpronësimet e pronave të tyre, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë që pronat e tyre të prishen pa u vlerësuar sipas vlerës reale që kanë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani