Investimet e huaja në nivele të larta, por jo nga projektet e reja

Investimet e huaja direkte në vend arritën në rreth 286 milionë euro gjatë tre muajve të parë të këtij viti, duke qëndruar në nivele të larta. Pavarësisht një rritje modeste prej 5 milionë eurosh, kundrejt një viti më parë, pjesa më e madhe e këtyre investimeve i takojnë projekteve ekzistuese në vend, si gazsjellësi TAP dhe hidrocentralet në lumin Devoll.

Shkarkoni aplikacionin e A2