Investimi në prona, rritet kredia për banesa, pavarësisht krizës

Investimi në prona po shihet në këtë periudhë krize të pandemisë, si një alternativë investimi që ofron deri diku siguri. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në vitin 2020, kredia e re e dhënë për individët për blerje banese arriti në 26.5 miliardë lekë, apo 213 milionë euro, një shumë edhe më e lartë se një vit më parë.