Irani bërthamor, si dështoi marrëveshja historike? – A2

Irani bërthamor, si dështoi marrëveshja historike?

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë qenë kundërshtarë që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979. Gjatë 40 viteve të fundit uljet dhe ngritjet në marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të shumta, por gjërat filluan të përkeqësohen ndjeshëm që prej ardhjes së Donald Trump në pushtet. Ai i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e arritur me shumë mund nga paraardhësi i tij, Barack Obama. Marrëveshja synonte reduktimin e aktiviteteve nukleare të Republikës Islamike, duke i ofruar Iranit lehtësim të sanksioneve ekonomike.