Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Irani i bashkohet Rusisë, do ta furnizojë me dronë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2022, 10:27 | Bota
Irani i bashkohet Rusisë, do ta furnizojë me dronë

Zyrtarë amerikanë të sigurisë bëjnë me dije se Irani po planifikon të furnizojë Rusinë me dronë ushtarakë, për t’i përdorur gjatë ofensivës së saj në Ukrainë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se informacionet e siguruara nga SHBA-ja sugjerojnë se Irani po përgatitej të trajnonte forcat ruse për të përdorur dronët.

Dronët kanë luajtur një rol integral në luftë si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë. Vetëm javën e kaluar, Ukraina bëri thirrje për donacione të mijëra dronëve për të ndihmuar përpjekjet e saj të luftës.

Të dyja palët po i përdorin ato për të dalluar pozicionet e armikut dhe më pas për të ndihmuar në drejtimin dhe korrigjimin e zjarrit të artilerisë në një objektiv.

Sullivan shtoi gjithashtu vuri re se dronët iranianë ishin përdorur më parë nga rebelët Houthi të Jemenit për të sulmuar Arabinë Saudite.

Komentet e tij erdhën përpara vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden, në Izrael dhe Arabinë Saudite këtë javë. Asnjë prej vendeve nuk i është bashkuar deri më tani sanksioneve kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë