Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Irani nis sulmin ndaj forcave amerikane në Irak

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 09:31 | Bota
Irani nis sulmin ndaj forcave amerikane në Irak

Irani nis të vërë në zbatim zotimin për hakmarrje të ashpër kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 22 raketa u lëshuan kundër dy bazave amerikane në Irak, Al Asad dhe Erbil, vetëm pak orë pas varrimit të gjeneralit Qassem Soleimani. 

Gjenerali Ramezan Sharif, zëdhënës i Gardës Revolucionare, tha: “Në 1:30 të mëngjesit, baza e Al Asadit u godit nga disa raketa. Baza e tyre e dytë pranë Erbilit u godit gjithashtu në të njëjtën kohë”. 

https://a2news.com/2020/01/07/irani-shpall-terroriste-forcat-amerikane-dhe-zotohet-ti-vere-flaken-izraelit/

Sipas raportimeve ka viktima, por jo mes trupave ushtarake. Megjithatë, Uashingtoni nuk ka konfirmuar dhe Presidenti amerikan Donald Trump tha në një postim në Tëitter se dëmet dhe viktimat po vlerësohen: “Raketa u lëshuan nga Irani ndaj dy bazave ushtarake në Irak. Vlerësimi i viktimave dhe dëmeve po bëhet tani. Deri më tani, gjithçka është mirë. Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe të pajisur në botë”. 

Ky është sulmi më i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara që prej mësymjes ndaj Ambasadës Amerikane në Teheran në vitin 1979.

Garda Revolucionare Iraniane tha se sulmi ishte një hakmarrje për vrasjen e Soleimanit në një sulm ajror ditën e premte. Në një deklaratë, Garda paralajmëron aleatët amerikanë që u kanë ofruar bazat e tyre ushtrisë terroriste, siç e cilësoi, se çdo territor që shërben si pikënisje e akteve agresive kundër Teheranit do të shënjestrohet.

https://a2news.com/2020/01/07/amerikanet-tregojne-forcen-ne-ajer/

Shefi i shtabit të ushtrisë së rregullt iraniane tha se sulmi kishte treguar vetëm një pjesë të kapaciteteve të forcave të armatosura, por ministri i Jashtëm, Xhavad Zarif deklaroi se sulmi ishte për vetëmbrojtje.

Sipas tij, Irani nuk kërkonte përshkallëzimin e situatës në luftë. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5 mijë trupa në Irak. Presidenti amerikan tha të martën se një tërheqje e mundshme e ushtarëve do të ishte gjëja me e keqe që mund t’i ndodhte vendit. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani