Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Irani synonte Shqipërinë, Facebook fshin 800 llogari

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2019, 15:18 | Aktualitet
Irani synonte Shqipërinë, Facebook fshin 800 llogari

Irani synonte të shtrinte ndikimin e tij në Shqipëri dhe shumë vende të tjera të botës. Kjo është konfirmuar nga kreu i sigurisë kibernetike në Facebook, Nathaniel Gleicher.

Ai njoftoi se gjigandi teknologjik ka fshirë pothuajse 800 faqe, grupe dhe llogari, joautentike të drejtuara nga Irani dhe që ishin pjesë e një fushate manipulimi që vepronte në më shumë se 20 vende të botës, përfshirë Shqipërinë.

 “Ne po punojmë vazhdimisht për të zbuluar dhe ndaluar këtë lloj aktiviteti pasi nuk dëshirojmë që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar qytetarët. Në këtë rast, personat prapa këtij aktiviteti u koordinuan me njëri-tjetrin dhe përdorën llogari të rreme. Edhe pse njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u përpoqën të fshehin identitetet e tyre, shqyrtimi ynë manual i lidhi këto llogari me Iranin.” deklaroi Nathaniel Gleicher, shef i sigurisë kibernetike të Facebook.  

Për të zbuluar këtë fushatë manipulimi, Facebook ka bashkëpunuar ngushtë me Twitter. Ky zhvillim vjen pas përshkallëzimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Iranit. Në dhjetor, qeveria dëboi dy diplomatë të Teheranit në Tiranë, përfshirë ambasadorin e Republikës Islamike, pasi dyshoheshin se ishin të përfshirë në planifikimin e një sulmi terrorist në vendin tonë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani