Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ish-bashkëpunëtorët: Pretendimet e Trump për vjedhje votash, çmenduri

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 11:08 | Bota
Ish-bashkëpunëtorët: Pretendimet e Trump për vjedhje votash,

Komisioni hetimor për trazirat e 6 janarit, u rikthye për një seancë të dytë publike, për të dëshmuar se si ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u përpoq të përhapte gënjeshtra mbi vjedhjen e pretenduar të zgjedhjeve, duke dëgjuar këshilltarin Rudy Giuliani, në vend të bashkëpunëtorëve të tjerë që i thanë se ishte duke humbur.

Natën e zgjedhjeve, presidenti zgjodhi të ndiqte pikërisht këshillën e Giulianit për të refuzuar humbjen. Komisioni hetimor shfaqi dëshmi të regjistruara nga ish-këshilltarë të Trump, përfshirë menaxherin e fushatës Bill Stepien. Një sërë ish-zyrtarësh, ndër të cilët një avokat i Shtëpisë së Bardhe dhe ish-prokurori i përgjithshëm, William Barr, shpjeguan se teoritë e konspiracionit që shpaloste Trump ishin të rreme, përfshirë ajo për makineritë që ndryshonin votat. Presidenti Trump refuzoi të dëgjonte, pavarësisht këmbënguljes së Barr.

Gjatë seancës, u tha se bashkëpunëtorët e Trumpit në atë kohë, u ndanë në të ashtuquajturin ekipi normal dhe ekipi Giuliani, ku përfshiheshin ata që mbështesnin teorinë për vjedhje të votave. Në një reagim ish-presidenti e cilësoi hetimin për trazirat e 6 janarit, si gjyq kangurësh. Në një deklaratë prej 12 faqesh, ai ka thënë se hetimet synojnë të heqin vëmendjen e amerikanëve nga qeverisja katastrofike e demokratëve. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë