Ish-menaxherja, akuza të rënda ndaj Facebook: Dëmton fëmijët dhe demokracinë. Reagon themeluesi i platformës

Një ish-punonjëse e Facebook deklaroi përpara ligjvënësve amerikanë se faqet dhe aplikacionet e kompanisë dëmtojnë fëmijët, nxisin ndarjen dhe dobësojnë demokracinë në Shtetet e Bashkuara. Ish-menaxherja Frances Haugen, e cila tashmë po bashkëpunon me autoritetet lëshoi akuza të rënda ndaj kompanisë, gjatë një seance dëgjimore në Capitol Hill.